Flukset 2017, ja si përpilohen kërkesat për punonjësit sezonalë - Shqiptari i Italisë

Udhëzues
Udhëzues i ilustruar me të gjitha hapat e procedurës online. Nga regjistrimi te ruajtja e kërkesës për një nga 17 mijë autorizimet për punonjës sezonalë nga jashtë Italisë

Romë, 21 mars 2017 - Dekreti i flukseve 2017 ka vënë në dispozicion 17 mijë kuota hyrjesh për punonjës sezonalë jokomunitarë, krah pune i domosdoshëm për periudha të caktuara për bujqësinë, e sektorin turistik.

Punonjësit sezonalë mund të thirren nga këto vende: Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia por edhe Bosnje-Hercegovina, Bregu i Fildishtë, Algjeria, Egjipti, Etiopia, Filipine, Gambia, Gana, India, Japonia, Korea e Jugut, Maroku, Mauricius, Moldavia, Nigeri, Nigeria, Pakistani, Senegali, Serbia, Sri Lanka, Sudani, Ukraina dhe Tunizia. Shtetësia nuk ka rëndësi për ata që kanë qenë këtu si sezonalë gjatë viteve të shkuara. Për më tepër, 2.000 kuota nga 17 mijë të këtij dekreti u rezervohen punonjësve për të cilët punëdhënësit mund të paraqesin kërkesa autorizimesh shumëvjeçare. Kjo do t’u lejojë ndërmarrjeve t’i sjellin në Itali vitet e ardhshme sapo të kenë nevojë për ta, pa pritur dekretin e flukseve.

Punëdhënësit mund të përgatisin kërkesat e punësimit në portalin e ministrisë së Brendshme https://nullaostalavoro.dlci.interno.it. Për t’i nisur kërkesat duhet pritur e marta e ardhshme, 28 mars.

Për punëdhënësit që kanë vendosur ta bëjnë personalisht kërkesën (mund të kërkojnë edhe ndihmën e shoqatave të kategorisë) në vijim ofrojmë një udhëzues i shkurtër me të gjitha hapat e procedurës.

1)    Lidhu me https://nullaostalavoro.dlci.interno.it. Nëse je i regjistruar shko në pikën 4, përndryshe regjistrohu:

2)   Mbush formularin e regjistrimit me të dhënat e tua, fut 5 germat e kontrollit dhe shtyp “Invia”:

 

3)   Sistemi do të të nisë në e-mail-in tënd një mesazh me udhëzimet për të çuar deri në fund regjistrimin:

 

4)   Pasi je regjistruar, lidhu me https://nullaostalavoro.dlci.interno.it, shkruaj e-mail-in dhe fjalëkalimin tënd dhe shtyp “invia”:

 

5)   Pasi hyn në sistem, shtyp lart në të majtë në butonin “Richiesta moduli”:

6)   Kërko “Decreto flussi stagionali 2017” dhe shtyp mbi “Richiesta di nulla osta al lavoro subordinato stagionale - Modulo C”:

7)   Kjo është faqja e parë e formularit. Shtyp mbi “Avanti” për të nisur përpilimin:

8)   Para të gjithave futen të dhënat e ndërmarrjes dhe të dhënat e punëdhënësit/përfaqësuesit ligjor që do të punësojë të huajin:

9)   Dhe  të dhënat e punonjësit, përfshirë informacionet se ku do të kërkojë vizën e ku, në rast nevoje, dëshiron të marrë ndonjë lajmërim të mundshëm;

10)  Duhet specifikuar nëse kërkohet një autorizim shumëvjetor (vetëm për punonjës që kanë hyrë në Itali të paktën një herë në pesë vjetët e fundit) ose jo shumëvjetor (të gjithë të tjerët) dhe nëse ke punësuar edhe më parë atë punonjës gjatë pesë vjetëve të fundit apo nëse ai ka qenë thirrur nga një tjetër punëdhënës tjetër gjatë pesë vjetëve të fundit:

11) Përpilo propozimin e kontratës me periudhën e punës, kontratën kolektive të aplikuar, nivelin dhe detyrën e punonjësit:

12)  Shkruaj vendin e punës…

13)   ... dhe ku do të strehohet punonjësi:

14)  Duhet të angazhohesh që do të paguash për riatdhesimin e punonjësit në rast dëbimi, do respektosh ligjin mbi imigracionin dhe që do të komunikosh çdo ndryshim të marrëdhënies së punës:

15)  Fut informacionet mbi numrin e punonjësve të varur dhe xhiron e ndërmarrjes (do të nevojitet për të vlerësuar nëse ndërmarrja është apo jo në gjendje të punësojë të huajin):

 

16)  Fut të dhënat e një pullë-takse telematike prej 16,00 euro të blerë për paraqitjen e kërkesës, konfirmo vërtetësinë e asaj çka ke deklaruar dhe shtyp butonin “salva” për të ruajtur kërkesën:

 

Në këtë çast kërkesa është ruajtur në sistem. Kur të vijë çasti për ta nisur (nga ora 9.00 e 28 marsit 2017 e tutje) do të lidhesh sërish me nullaostalavoro.dlci.interno.it, do ta kërkosh mes kërkesave “da inviare”, ta hapësh dhe ta nisësh.

Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

Lexo edhe:
21 mars 2017 - Nis përgatitja e kërkesave për 17 mijë punonjësit sezonalë
20 mars 2017 - Nga sot nisen kërkesat për punonjësit josezonalë dhe konvertimet
14 mars 2017 - Nis përgatitja kërkesat për punonjësit josezonalë dhe për konvertimet
Dekreti i flukseve 2017, teksti në Gazetën Zyrtare

Shpallet dekreti i flukseve 2017, kalendari i aplikimeve
Flukset 2017. Teksti i dekretit dhe udhëzimet për kërkesat
Mbërrin dekreti i flukseve 2017. 30.850 hyrje dhe konvertime