Punonjësit sezonalë, nisen kërkesat online të flukseve 2017 - Shqiptari i Italisë

Udhëzues
Nga regjistrimi në portalin e ministrisë së Brendshme deri te nisja e kërkesave. Udhëzimet për punëdhënësit si të përpilojnë kërkesat për të përfituar nga 17 mijë kuotat e hyrjeve

Romë, 29 mars 2017 -Nga e marta, 28 mars, punëdhënësit mund të kërkojnë autorizimet për të sjellë në Itali e për të punësuar 17 mijë punonjësit sezonalë jokomunitarë, mes të cilëve edhe nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia.

Hyrjet autorizohen nga dekreti i flukseve 2017 dhe duhet të jenë të mjaftueshme për të kënaqur nevojat e ndërmarrjeve italiane, që mund të paraqesin kërkesat deri në fund të vitit.

Gjithçka bëhet online përmes sitit të ministrisë së Brendshme, personalisht apo me ndihmën e shoqatave të kategorisë. Për punëdhënësit që kanë vendosur të ulen vetë para kompjuterit për aplikim, ja një udhëzues i ilustruar me të gjitha hapat e procedurës:

1)    Lidhu me https://nullaostalavoro.dlci.interno.it. Nëse je i regjistruar shko në pikën 4, përndryshe regjistrohu:

2)   Mbush formularin e regjistrimit me të dhënat e tua, fut 5 germat e kontrollit dhe shtyp “Invia”:

 

3)   Sistemi do të të nisë në e-mail-in tënd një mesazh me udhëzimet për të çuar deri në fund regjistrimin:

 

4)   Pasi je regjistruar, lidhu me https://nullaostalavoro.dlci.interno.it, shkruaj e-mail-in dhe fjalëkalimin tënd dhe shtyp “invia”:

 

5)   Pasi hyn në sistem, shtyp lart në të majtë në butonin “Richiesta moduli”:

6)   Kërko “Decreto flussi stagionali 2017” dhe shtyp mbi “Richiesta di nulla osta al lavoro subordinato stagionale - Modulo C”:

7)   Kjo është faqja e parë e formularit. Shtyp mbi “Avanti” për të nisur përpilimin:

8)   Para të gjithave futen të dhënat e ndërmarrjes dhe të dhënat e punëdhënësit/përfaqësuesit ligjor që do të punësojë të huajin:

9)   Dhe  të dhënat e punonjësit, përfshirë informacionet se ku do të kërkojë vizën e ku, në rast nevoje, dëshiron të marrë ndonjë lajmërim të mundshëm;

10)  Duhet specifikuar nëse kërkohet një autorizim shumëvjetor (vetëm për punonjës që kanë hyrë në Itali të paktën një herë në pesë vjetët e fundit) ose jo shumëvjetor (të gjithë të tjerët) dhe nëse ke punësuar edhe më parë atë punonjës gjatë pesë vjetëve të fundit apo nëse ai ka qenë thirrur nga një tjetër punëdhënës tjetër gjatë pesë vjetëve të fundit:

11) Përpilo propozimin e kontratës me periudhën e punës, kontratën kolektive të aplikuar, nivelin dhe detyrën e punonjësit:

12)  Shkruaj vendin e punës…

13)   ... dhe ku do të strehohet punonjësi:

14)  Duhet të angazhohesh që do të paguash për riatdhesimin e punonjësit në rast dëbimi, do respektosh ligjin mbi imigracionin dhe që do të komunikosh çdo ndryshim të marrëdhënies së punës:

15)  Fut informacionet mbi numrin e punonjësve të varur dhe xhiron e ndërmarrjes (do të nevojitet për të vlerësuar nëse ndërmarrja është apo jo në gjendje të punësojë të huajin):

 

16)  Fut të dhënat e një pullë-takse telematike prej 16,00 euro të blerë për paraqitjen e kërkesës, konfirmo vërtetësinë e asaj çka ke deklaruar dhe shtyp butonin “invia” për të nisur kërkesën:

17) Këtej e tutje mund të ndjekësh në ç’pikë është praktika përmes nullaostalavoro.dlci.interno.it.. Do të mjaftojë të futësh emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin, të zgjedhësh "Sportello Unico Immigrazione" e më pas "Domande":

Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)

Lexo edhe:
21 mars 2017 - Nis përgatitja e kërkesave për 17 mijë punonjësit sezonalë
20 mars 2017 - Nga sot nisen kërkesat për punonjësit josezonalë dhe konvertimet
14 mars 2017 - Nis përgatitja kërkesat për punonjësit josezonalë dhe për konvertimet
Dekreti i flukseve 2017, teksti në Gazetën Zyrtare

Shpallet dekreti i flukseve 2017, kalendari i aplikimeve
Flukset 2017. Teksti i dekretit dhe udhëzimet për kërkesat
Mbërrin dekreti i flukseve 2017. 30.850 hyrje dhe konvertime