Sanatoria 2020. Pagesa e kontributit forfetar - Shqiptari i Italisë

Udhëzues
Kodi i taksës, shuma e përpilimi i formularit F24 sipas llojit të kërkesës së legalizimit

Para paraqitjes së kërkesës (nga 1 qershori deri më 15 korrik) për legalizimin e të huajve duhet paguar një kontribut forfetar përmes një formulari “F24 Versamenti con elementi identificativi” (“F24 – Pagesa me elementë identifikues”) të cilin mund ta shkarkoni edhe këtu. Kodi i taksës, shuma dhe mënyra e përpilimit të formularit varen na lloji i kërkesës  së legalizimit.

Punëdhënësi që kërkon të lidhë një kontratë pune apo të legalizojë një marrëdhënie pune të parregullt, sipas nenit 103, paragrafi 2 DL nr. 34/2020, duhet të paguajë shumën prej 500,00€ për punonjës, duke e përpiluar formularin si në vijim:

Në pjesën “Contribuente” (“Taksapaguesi”) duhet të fusë të dhënat e veta personale dhe kodin fiskal;

Në “Sezione Erario ed altro” (“seksioni Thesari e tjetër”):

në fushën “tipo”, të shënojë germën “R”;
në fushën “elementi identificativi” (“elementë identifikues”, të shkruajë kodin fiskal të punonjësit ose, nëse nuk e ka, numrin e pasaportës apo të një tjetër dokumenti të barasvlefshëm (nëse ka më shumë se 17 germa e shifra, të shënojë vetëm 17 të parat);
në fushën “codice tributo” (“kodi i taksës”) duhet të fusë kodin REDT;
në fushën “anno di riferimento” (“viti i referimit”) të shkruajë 2020 dhe
në fushën “importi a debito versati” (“Shuma e taksës së paguar”) të shënojë 500,00.

Detajet e procedurës për të kërkuar lejeqëndrim të përkohshëm
Detajet e procedurës së legalizimit të kërkuar nga punëdhënësi
Qarkoret zbatuese të ministrisë së Brendshme
Shpallet dekreti zbatues ndërministror
Legalizimi i të huajve të parregullt, teksti në Gazetën Zyrtare

 

Të huajt që kërkojnë lejeqëndrim të përkohshëm – sipas nenit 103, paragrafi 2, DL nr. 34/2020 – duhet të paguajnë 130,00€, duke e përpiluar formularin si në vijim:

Në pjesën “Contribuente” (“Taksapaguesi”) duhet të shkruajnë të dhënat e veta personale dhe kodin fiskal;

Në “Sezione Erario ed altro” (“seksionin Thesari e tjetër”):

në fushën “tipo”, të shënojnë germën “R”;
në fushën “codice tributo” (“kodi i taksës”) të shënojnë kodin RECT;
në fushën “anno di riferimento” (“viti i referimit”) të shkruajnë 2020;
në fushën “importi a debito versati” (“Shuma e taksës së paguar”) të shënojnë 130,00.

Shkarko: F24 - Versamenti con elementi identificativi