Fotot ekskluzive: Katër i Radës copëtohet për t'u bërë monument - Shqiptari i Italisë

Katër i Radës

Mbrëmë pjesa e sipërme e Katër i Radës, që është ajo që do të përdoret për veprën e artit në Otranto, është ngarkuar mbi një makinë të madhe e sot në mëngjes herët është vendosur mbi pllakën e betonit në një shesh të qytetit të Otrantos. Në këtë vend, Katër i Radës i transformuar në monumentin për viktimat e detit, i ideuar nga skulptori grek Costas Varotsos, do të inaugurohet më 29 dhjetorit. “Otranto Oggi” nxjerr në dritë që sipas nënkryetarit të bashkisë së Otrantos, Francesco Vetruccio, ky monument do të kushtojë 150 mijë euro, përveç kostos vjetore të mirëmbajtjes, ndaj edhe qytetarët e Otrantos nuk kanë qenë të gjithë dakord me ngritjen e tij në qytetin e tyre.

Fotot e mëposhtme janë ato të artistëve Arta Ngucaj dhe Arben Beqiraj – të thirrur për workshop-in ndërkombëtar të artit bashkëkohor që po mbahet këto ditë – që kanë ndjekur dje dhe sot transportin e anijes. Janë të prekur, për surprizën e gjetjes së anijes së prerë (pasi vetëm një pjesë e saj do të përdoret për veprën monumentale). “Kemi qenë ndoshta të parët që falë redaksisë së Shqiptariiitalise.com kontaktuam Integra ONLUS, sapo morëm vesh se po shpëtonin anijen dhe u treguam të gatshëm për ta kthyer atë në monument, dërguam edhe një projekt. Nuk na u kthye asnjë përgjigje për projektin e paraqitur dhe  nuk dimë se me ç’kritere projekti iu besua skulptorit Varotsos – Tregon Arta Ngucaj. – Dje kur pashë anijen të prerë, jam emocionuar shumë, nuk i di shkaqet e prerjes, ndoshta ka qenë e domosdoshme. Por mua, më theri në zemër ajo pamje. Tani po bëjmë çmos për të kthyer në Vlorë qoftë edhe diçka të vogël prej asaj anijeje”.

Fotot më të fundit të 'Katër i Radës'

{gallery}kater-rades{/gallery}

Advertisement