Presidenti Topi dekoron me Medaljen e Mirënjohjes Bashkinë e Barit - Shqiptari i Italisë

1991 - Edhe unë isha në anije

Kryetari i Shtetit shqiptar, në vizitë zyrtare në Itali, po merr pjesë në veprimtaritë përkujtimore që po organizohen me rastin e 20-vjetorit të zbarkimit të anijes “Vlora” në portin e Barit. Me këtë rast ai i dha Medaljen e Mirënjohjes kryebashkiakut të Barit, Michele Emiliano, edhe pse ndryshe nga ç’kish ndodhur pak muaj më parë në Brindisi, mijëra shqiptarët e anijes Vlora u mbyllën në stadiumin e qytetit për t’u riatdhesuar më pas thuajse të gjithë

Romë, 6 gusht 2011 – Presidenti Bamir Topi, së bashku me Zonjën e Parë, Teuta Topi, dhe delegacionin zyrtar shqiptar, u pritën më 5 gusht nga Kryetari i Bashkisë së Barit, Michele Emiliano dhe autoritetet e tjera të larta të pushtetit vendor, nga personalitete të politikës, sipërmarrjes dhe kulturës së këtij qyteti bregdetar si dhe nga shumë qytetarë, mes të cilëve numëroheshin me qindra bashkatdhetarë.

Në sallën e Këshillit Bashkiak të Barit, Presidenti Topi nderoi qytetin me “Medaljen e Mirënjohjes", me motivacionin "Me mirënjohje të thellë Komunës së Barit dhe gjithë popullit të Krahinës së Puljas, për solidaritetin e rrallë dhe përkrahjen e pakufishme që i dhanë në momente të vështira dhe dramatike, 20 vjet më parë, mijëra qytetarëve shqiptarë që mbërritën në Portin e Barit, në kërkim të një jete më të mirë". Medalje që duket e pavend, aq më tepër në përvjetor të mbërritjes së Vlorës në Bari, pasi mijëra shqiptarët e mbërritur me atë anije u mbyllën në stadiumin e qytetit e më pas u riatdhesuan thuajse të gjithë, krejt ndryshe nga ç’kish ndodhur vetëm pak muaj më parë në qytetin e Brindisit, ku gjetën mbështetjen e menjëhershme të qytetarëve.

Në takimin e zhvilluar me kryebashkiakun e Barit dhe anëtarët e Këshillit Bashkiak, Topi e cilësoi me rëndësi faktin se një ndër pikat kryesore të lidhjeve historike të Shqipërisë me Italinë është pikërisht qyteti i Barit dhe Krahina e Puljas. Sipas tij, në këtë rajon është konsoliduar një marrëdhënie e fortë tradicionale miqësie mes dy popujve, e cila kapërcen çdo kufi e paragjykim. Një vlerësim të veçantë, Kreu i Shtetit e shprehu për bashkësinë shqiptare që jeton në këtë qytet, e cila ka dëshmuar vlerat më të larta qytetare, duke u integruar me dinjitet e korrektësi në fusha të ndryshme të jetës dhe veprimtarisë shoqërore të këtij rajoni.  Presidenti  vuri në dukje se "ky integrim nuk do të kishte qenë i mundur pa mikpritjen dhe bujarinë e vetë qytetarëve italianë si dhe pa mbështetjen e vazhdueshme të autoriteteve italiane, të cilët iu gjendën pranë shqiptarëve në ditë të vështira të jetës së tyre, duke dëshmuar edhe një herë lidhjen e fortë tradicionale që ekziston mes dy vendeve dhe popujve tanë".

Në vijim, Presidenti Topi dhe Zonja e Parë, së bashku me delegacionin zyrtar shqiptar, vizituan ekspozitën fotografike “Portrete shqiptarësh – Dritë dhe hije", të çelur me rastin e 20-vjetorit të zbarkimit të emigrantëve shqiptarë në brigjet e Italisë.

http://www.youtube.com/watch?v=CJDHd5BcSmo

Fjala e Presidentit Topi në ceremoninë e dekorimit të
Komunës së Barit me “Medaljen e Mirënjohjes”

5 gusht 2011, Bari

I nderuar Zoti Kryetar i Komunës së Barit, z. Mikele Emiliano,
Të nderuar anëtarë të Këshillit Komunal,
Të nderuar miq,
Zonja dhe Zotërinj!
Është një kënaqësi e veçantë për mua që të marr pjesë në këtë aktivitet për të
përkujtuar një ngjarje të rëndësishme në memorien e dy vendeve tona mike,
Italisë dhe Shqipërisë. Ky është 20-vjetori i mbërritjes në portin e Barit të
anijes “Vlora”, në bordin e së cilës ishin futur mijëra emigrantë shqiptarë, dhe
emocionet vazhdojnë dhe pas 20 vitesh, që ëndërronin një jetë më të mirë,
duke lënë pas regjimin totalitar, dhe duke gjetur tek populli i Pulias dhe i Barit,
si dhe tek autoritetet italiane një mikpritje dhe solidaritet të madh njerëzor, të
paharrueshëm për të gjithë shqiptarët.
Unë dëshiroj me këtë rast të përshëndes të gjithë popullin e Barit dhe në radhë
të parë të kujtoj me shumë respekt Kryetarin e Bashkisë së Barit të asaj kohe,
zotin Dalfino dhe natyrisht të gjithë autoritetet që e kanë pasuruar dhe e kanë
ushqyer këtë miqësi.
Si President i Republikës së Shqipërisë dëshiroj të përshëndes nga kjo sallë
Presidentin e Republikës italiane, zotin Xhorxho Napolitano, tek i cili kam
gjetur një personalitet të lartë që e ushqen me shumë dashuri miqësinë midis
dy popujve tanë.
Në këtë qytet, në Bari, janë memorizuar figura të shquara të popullit shqiptar,
si heroi ynë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Nënë Tereza, Luigj
Gurakuqi, etj, si dhe jetojnë sot mijëra shqiptarë të integruar më së miri.
Mjafton të shikosh disa personalitete të shquara në këtë sallë për të parë me të
vërtet, më tej se sa të integruar janë shqiptarët në Itali.
Të nderuar miq,
Zonja dhe Zotërinj,
Pjesëmarrja jonë në këtë veprimtari nuk është rastësore, por është shprehje e
një miqësie të sinqertë e tradicionale, jo vetëm për shkak të afërsisë gjeografike
dhe lidhjeve kulturore, por mbi të gjitha nga fakti se Italia është për ne
shqiptarët një partner parësor strategjik, politik, ekonomik dhe më gjerë një
aleate e natyrshme në rrugën drejt së ardhmes evropiane.
Në përfundim, duke ndërthurur dy gjuhët tona të bukura, mund të them se sot,
pas 20 vitesh, Shqipëria është një vend i NATO-s, një vend që shkon i sigurt
drejt Bashkimit Evropian.

Ju faleminderit!

Fjala e Presidentit Topi në ceremoninë e dekorimit

embed video plugin powered by Union Development