Dritëhijet e konsujve të nderit/1 - Shqiptari i Italisë

Tema mërgimi

nga Rando Devole

Përdorimi (dhe shpërdorimi) i titujve të perfaqësisë së Shqipërisë në Itali sjell sërish nën hetim konsujt e nderit. Aq më tepër që figura e konsullit të nderit për emigrantët, kur nuk është krejt e panjohur, është të paktën enigmatike. Kush janë? Si përzgjidhen? Si emërohen? Çfarë roli zyrtar kanë? Çfarë kompetencash u njihen? Cilat janë të drejtat e detyrat? Para kujt përgjigjen? Kush e ku janë? Pyetje të tilla (e shumë të tjera) të lindin kur ndeshesh me ndonjë kartvizitë superelegante me shqiponjën e zezë dykrenare. Përgjigjet nuk vijnë po aq lehtë.

Në qoftë se regjimi totalitar, për vetë mendësinë dhe politikën e tij, nuk e kishte marrë ndonjëherë në konsideratë figurën e "Konsullit të Nderit", qeveritë pluraliste, të paktën formalisht, nuk e kanë lënë të pluhuroset në raftet burokratike. Shqipëria e porsadalë nga errësira e mbylljes dhjetëravjeçare kishte shumë nevojë për Konsuj Nderi. Një vend i vogël si i yni, me një rrjet diplomatik të pamjaftueshëm për të përballur hapjen ndaj botës, doemos duhet të përfitonte nga role të tilla plotësuese si ato që kryejnë Konsujt e Nderit. Nga ana tjetër, nevoja u kthye në domosdoshmëri edhe për shkak të rritjes eksponenciale të emigracionit. Qindra mijëra shqiptarë të shpërndarë anekënd globit, kërkonin pika referimi të shtetit të tyre.

terma_konsuj.gif

Me fjalë të tjera, figura e Konsullit të Nderit nuk është në diskutim. Roli i tij, që ka të bëjë me promovimin e Shqipërisë, me qytetarët shqiptarë jashtë shtetit, me lidhjet kulturore, me shkëmbimet ekonomike, me marrëdhëniet me shtypin, etj. etj. është pa dyshim i dobishëm, dje, sot, por edhe nesër. Shqipëria ka nevojë për investime të huaja, ka nevojë të rrisë marrëdhëniet politike, kulturore dhe ekonomike me të gjitha vendet, ka nevojë të integrohet në BE, ashtu siç ka nevojë të përmirësojë imazhin e vet në masmediat ndërkombëtare dhe t'u gjendet afër emigrantëve në hallet e tyre. Këtë rol duhet ta luajnë përfaqësitë shqiptare jashtë vendit, por meqenëse rrjeti diplomatik është i reduktuar dhe burimet financiare nuk janë në lartësinë e duhur, atëherë “shfrytëzohen” konsujt e nderit, njerëz që i përkasin indit socio-ekonomi të vendit tjetër, të cilët emërohen nga qeveritë shqiptare dhe miratohen nga qeveritë përkatëse ku akreditohen. Nuk duhet harruar se institucioni i "Konsullit të Nderit" nuk përdoret vetëm nga Shqipëria, por edhe nga vende shumë më të zhvilluara, çka do të thotë se roli plotësues i tij i shkon për shtat edhe shërbimeve diplomatike me përvojë më të pasur. Situata e një vendi në tranzicion siç është i yni, vetëm sa e rrit rëndësinë e rolit të tij.

konsuj_exequatur.gifForma e thelbit

Këto vite pluralizëm mjaftojnë për të bërë një farë bilanci të konsujve të nderit të Shqipërisë në botë. Aq më shumë që kjo figurë, të paktën për qytetarin e thjeshtë, mbetet disi enigmatike. Si përzgjidhen konsujt e nderit? Si emërohen? Çfarë roli zyrtar kanë? Çfarë kompetencash u njihen? Cilat janë të drejtat e detyrat? Para kujt përgjigjen? Kush e ku janë? Pyetje të tilla (e shumë të tjera) u kanë lindur shumë vetëve, kur janë ndeshur me ndonjë kartëvizitë superelegante me shqiponjën e zezë dykrenare, ose thjesht kur kanë dëgjuar ose lexuar diçka për konsujt e nderit.

Kush dëshiron t'i thellojë njohuritë për figurën e konsullit të nderit, do të hasë që në fillim në një hendek të legjislacionit shqiptar. Në fakt, Shqipëria nuk ka ende asnjë normë ligjore që të disiplinojë procesin e emërimit të konsujve të nderit. Do të mjaftonte një vendim qeverie, ose një rregullore, qoftë edhe një qarkore, për t'u vënë disa pika mbi "i" kritereve, procedurës, detyrave, kompetencave, etj. Përndryshe, vetëm Konventa e Vjenës, që sanksionon diçka për këtë figurë, është e pamjaftueshme; jo vetëm sepse kanë kaluar dhjetëvjeçarë nga ajo kohë, por edhe sepse çdo vend ka kërkesa të veçanta, në bazë të të cilave duhet të kolaudojë vazhdimisht veprimtarinë e diplomacisë e të shërbimeve konsullore.

Nuk mund të thuhet kurrsesi se ligji do i kishte mënjanuar plotësisht cenet e emërimeve të konsujve të nderit, sepse çdo ligj e ka një vrimë nga ku mund të kalosh palagur, por do të shënonte binarët kryesorë të një procesi institucional dhe do të reduktonte tundimet e subjektivizmave. Si rregull duhet të funksionojë kështu: përfaqësia diplomatike propozon dikë, ministria e jashtme shqyrton e miraton, ambasada ia komunikon (me notë verbale) emërimin ministrisë së jashtme të vendit ku konsulli i nderit do të ushtrojë veprimtarinë e tij, dhe së fundi, ministria e vendit të huaj e miraton përfundimisht emërimin (i jep në fund exequatur). Mirëpo ndonjëherë ky "iter" burokratik nuk respektohet, si rrjedhim ndodh që përfaqësitë diplomatike shqiptare ta marrin vesh emërimin, ose idenë për emërim, direkt prej Ministrisë Jashtme. Ndoshta shkelje ligjore nuk ka, por duket disi absurde që veprimtaria e dikujt të vlerësohet nga lartësitë e qendrës e të mos njihet nga ata që punojnë në “terren”. Këta të fundit mund të ofrojnë mendime të vyera edhe për lokalitetin ku duhet të hapet konsullata, për kategorinë e klasin e saj. Këtu nuk kemi të bëjmë me rregulla boshe burokratike, të cilat gëlojnë në çdo administratë shtetërore. Kjo "rrugë" e ka një logjikë të vetën. Ambasadat propozojnë, sepse e njohin nga afër veprimtarinë dhe "peshën" e kandidatit për konsull. Kur nuk e njohin (edhe pse i pazakontë si rast), mund ta marrin më lehtë informacionin e duhur.

Medalje pa gjoks

Do akuzoheshim si ithtarë të formalizmit sikur të mos preknim çështjen e kritereve të përzgjedhjes, edhe këto, fatkeqësisht, të pacaktuara e të pakornizuara qartë. Kur edhe vetë emërimet në diplomaci janë bërë në bazë të kodit të nepotizmit familjar e politik, është e vetëkuptueshme se konsujt e nderit nuk mund të përbënin përjashtim. Duhen vetëm hulumtuar rastet kur simpatitë politike e/o miqësore kanë peshuar më shumë se curriculum vitae-t e kandidatëve, ose kur midis jetëshkrimeve të barabarta kanë përcaktuar fitoren e njërit a të tjetrit. Përzgjedhja e konsujve nuk është e thjeshtë. Një avokat p.sh. mund të ketë jetëshkrim të hatashëm, madje edhe një megastudio me mobilie antike shumëmilionëshe, por në qoftë se atij i mungon pasioni për të përfaqësuar Shqipërinë dhe shqiptarët, bëhet i panevojshëm. Shumë shumë mund t'i këshillohet ndonjë miku (të kamur) kur ka probleme me drejtësinë. Nga ana tjetër, kush e ka për zemër vendin tonë, por nuk ka mundësi reale për të promovuar lidhjet me të, nuk ka përse të aspirojë aq shumë.

Zakonisht kandidatët për konsull nderi vetëpropozohen, çka nuk përbën absolutisht faj. Por ka njerëz që punojnë me vetëmohim për Shqipërinë dhe as u shkon në mendje të kërkojnë ofiqe. Nuk do kishte qenë keq sikur këtyre t'u lutej Ministria e jashtme shqiptare doravetë, në mënyrë që të pranojnë një post, detyrat e të cilit i kryejnë me zell prej kohësh.

Mirëpo kështu nuk ndodh. Ekziston dyshimi se pas luhatjeve që qeveritë shqiptare kanë pasur në drejtim të emërimeve të konsujve të nderit qëndron një farë mosvlerësimi ose indiference ndaj kësaj figure. Duket sikur titulli "Konsull Nderi" ka të bëjë më shumë me personin që e merr se sa me shtetin që përfaqëson. Në të vërtetë, amatorizmi i administratës shqiptare nuk mund t'i shpjegojë tërësisht disa qëndrime të çuditshme lidhur me emërime, çemërime, pezullime, riemërime, etj. Ndoshta ndikon koncepti se konsulli i nderit është vetëm një titull honorifik që "përkëdhel" vetëm egon e mbajtësit, duke harruar se detyrat e tij, për ata që duan t'i kryejnë, janë të shumta dhe angazhuese. Përveç kësaj, duhet kujtuar patjetër se edhe dhënia e një urdhri a medalje honorifike prek dinjitetin e prestigjin si të marrësit ashtu edhe të dhënësit.

Nga ana tjetër, mund të ketë Konsuj Nderi që e përjetojnë detyrën e konsullit si një medalje më shumë në gjoks, të tjerë mund ta konceptojnë Shqipërinë e shqiptarët si skenë teatri e si publik duartrokitës ku të realizojnë ëndrrat e megalomanisë, të tjerë akoma mund ta shohin titullin e konsullit si zgjidhjen e komplekseve të inferioritetit e të frustrimit. Nga halli apo për hobby, nga nevoja apo për ekzibicionizëm, nga pasioni apo për të kaluar kohën, fakti është se detyra e konsujve është shumë e rëndësishme për t’u mos u marrë seriozisht.

vijon: Dritëhijet e konsujve të nderit/2

Rando Devole devole@libero.it

Bota shqiptare 238 - 16 qershor 2010

Rando Devole Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Bota shqiptare 238 - 16 qershor 2010