Tema mërgimi - Shqiptari i Italisë

Di Benko Gjata, Vatra Torino

La bandiera nazionale è il simbolo rappresentativo, esteriore e formale, dello Stato e in particolare delle supreme istituzioni politiche che lo compongono. Essa, se vogliamo, rappresenta lo spirito nazionale di un popolo.

Per questo motivo il suo vilipendio, - per definizione un offesa lesiva di un valore protetto dalle leggi dello Sato, - viene considerato un reato. Il codice penale italiano ad es. punisce chiunque pubblicamente e intenzionalmente distrugge la bandiera nazionale con la reclusione fino a due anni.

La sera del 12 ottobre 2010 allo stadio Marassi di Genova un gruppo di pseudo-tifosi serbi, oltre ad aver messo a ferro e fuoco lo stadio e la città, determinando, tra l’altro, la cancellazione dell’evento sportivo, ha anche vilipeso, intenzionalmente e in mondovisione, la bandiera nazionale dell’Albania.

Il gesto costituisce, a mio parare, un oltraggio grave alle istituzioni e al popolo albanese, reso ancor più significativo e pesante dalla presenza in Italia di quasi 500 mila cittadini di origine albanese.

I fatti di Genova hanno subito determinato una reazione a catena. Condanne unanimi alla violenza, promesse di tolleranza zero, giustificazioni e scuse formali si sono susseguite nel corso della giornata. Ma nella selva delle dichiarazioni, credo che nessuno degli attori coinvolti abbia pensato di chiedere scusa agli albanesi e alle loro istituzioni, anche loro vittime degli atti osceni di Genova.

Per questo motivo credo che sia giusto chiedere nell’ordine all’U.E.F.A., in qualità di ente organizzatore dell’evento e ai governi italiano e serbo, che dovevano garantire il normale svolgimento della partita, la presentazione di scuse formali ai cittadini e alle istituzioni albanesi per aver permesso che in un’attività sportiva, affidata alla loro gestione, la loro bandiera nazionale, il simbolo più alto dello Stato e della Nazione venisse vilipesa agli occhi del mondo intero.

Ekspertët: “Nënat e huaja nisin vonë kontrollet dhe vdekshmëria e të sapolindurve është 50% me e lartë se e italianëve”

Romë, 7 tetor 2010 – Vdekjet gjatë lindjes apo në javën e  parë të jetës, lindjet me keqformime, lindjet e parakohshme apo nën peshë. Këto janë që të gjitha raste që hasen më shpesh në fëmijë të lindur nga gra të huaja se sa në fëmijë të lindur nga nënat që bëjnë lindjen në vendlindje. Dhe është dukuri në rritje edhe në Itali. e dhëna më shqetësuese është ajo e vdekshmërisë: është një rrezik që fëmijët e emigrantëve hasin 50% më shumë se të sapolindurit e tjerë. Këta fëmijë mund të lindin para kohe me një përqindje prej 24% më të lartë, e njëjta përqindje që bie në sy edhe për lindjet nën peshë dhe më pas ekziston rreziku prej 61% më i lartë për të pasur keqformime të lindura.

neonatiKëto shifra, të paraqitura në kuadrin e takimit “Të lindësh në tokë të huaj. Kompleksiteti i pritjes”, janë frytet e një analize të 65 hulumtimeve të kryera nga 1996 deri në vitin 2004 në 12 vende europiane e përfaqësojnë skenarin mbi të cilin mbështetet tema e pritjes në spitale të grave të huaja.

Lindjet e grave të huaja në Itali janë në rritje të fortë. Sipas të dhënave të Njësisë së Terapisë Intensive Neonatal të poliklinikës universitare Umberto I të Romës, në vitin 2000 përbënin 15% të të gjitha lindjeve, në vitin 2009 kanë arritur në 30%. Dhe e njëjta shifër shihet edhe në spitalin Pertini, një tjetër spital i madh i Romës. Në këtë dhjetëvjeçar, në poliklinikë, vdekjet e fetusit kanë përfaqësuar 0,4% të të sapolindurve me prindër italianë dhe 0,7% të të lindurve nga çifte të huajsh. Kombësitë më të përfaqësuara në sallat e lindjeve, sipas agjencisë së Shëndetësisë publike të Lazios, pas asaj italiane, kanë qenë ajo rumune, shqiptare dhe marokene. E mes grave të huaja është në ngritje të ndjeshme edhe përqindja e shtatzënive të ndërprera që, sipas drejtorit të Institutit kombëtar për promovimin e shëndetit të migrantëve, ka arritur në 40% të totalit. Nënat e huaja rrezikojnë më shumë për faktin se nisin më vonë se italianet kontrollet e shtatzënisë, shpesh pas muajit të tretë të shtatzënisë, faktor ky që i mbyll rrugën kryerjes së analizave për diagnostikimin e fetusit, sipas repartit të maternitetit të spitalit Pertini të Romës. Kjo është një nga arsyet e lindjeve me operacion me urgjencë, 38,1% e të gjitha lindjeve kundrejt 36,8% për italianet. Prirje që përmbyset kur operacioni është zgjedhje e lirë. Në këtë rast, për të huajt lindjet me operacion përbëjnë 11,4% të lindjeve kundrejt 19% për italianet. Sa për patologjitë e të sapolindurve bij emigrantësh, ato më të shumtat janë infeksionet e aparatit urinar, anemia dhe sëmundja emolitike e të sapolindurve që manifestohet në fëmijë me grup gjaku me Rh pozitiv, të lindur nga nëna me Rh negativ, që prodhojnë antikorpe anti-Rh të aftë të shkatërrojnë rruazat e kuqe të fetusit, duke shkaktuar aneminë e tij. Situatë që verifikohet në shtatzënitë e dyta, nëse nënat nuk kanë marrë masa parandaluese (në përdorim prej vitesh në Itali) që konsiston në dhënien nënës, brenda 72 orëve nga lindja e parë, të antikorpeve anti-Rh.


Sqarime të dhëna në parlament, në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike, nga zëvendësministri i Brendshëm Ferdinand Poni, në prezantimin e projekt-ligjit të miratuar përfundimisht në parlament më 23 shtator lidhur me aplikimin për pasaportë biometrike në Romë, Milano, Selanik dhe Athinë nxjerrin në dukje që zyra e parë e aplikimit do të hapet në Athinë, por pas një a dy muajve.

Ligji i sapomiratuar në Kuvend mbi “Për ratifikimin e shtesës së kontratës koncesionare me Sagem Securite dhe Fondit Shqiptaro – Amerikan të Ndërmarrjeve” është paraqitur fillimisht në Komisionin për Çështjet Ligjore e më pas në seancë plenare nga zëvendësministri i Brendshëm Ferdinand Poni. Nga pyetje e deputetëve të ndryshëm të opozitës dhe nga përgjigjet e zëvendësministrit dalin në dritë disa aspekte të aplikimit që deri më sot nuk ishin të qarta për publikun.

Kur do të nisë aplikimi për pasaporta, e kush do të mund të përfitojë nga ky shërbim? Zëvendësministri bën të ditur se sipas të gjitha gjasave, e para që do të hapet do të jetë zyra në Athinë, por edhe kjo pas një apo dy muajsh: “Unë jam në dijeni që janë marrë masat që shumë shpejt të hapet kjo zyrë në Athinë. Grupet koncesionare paraprakisht janë interesuar dhe kanë parë ambasadën. Ne nuk kemi lëvizur ende, sepse, normalisht, ministria për të bërë një vlerësim të përbashkët duhet ta bëjë pasi ligji të hyjë në fuqi. Nuk do të jetë çudi që pas një muaji ose pas dy muajsh nga hyrja në fuqi e ligjit të fillojë shërbimi në këtë zyrë konsullore të ambasadës sonë në Athinë dhe, ashtu siç është parashikuar, brenda katërmujorit të hapen katër zyrat e para e kështu me radhë”.

Të flasim konkretisht për shtetasit shqiptarë që jetojnë në Itali. “Atyre që jetojnë në Bari do t’u thuhet se kur të hapet kjo zyrë në Bari do të pajisen më pasaporta, apo mund të shkojnë në Romë ose në Milano?”. Ministri në këtë pikë është i qartë, kushdo mund të aplikojë ku të dojë: “Sikurse të gjithë janë në dijeni, sistemi i aplikimit është i hapur. Në Shqipëri ka qytetarë që e kanë provuar. Për shkak të ruajtjes së flukseve dhe normativave, ne kemi qenë të kujdesshëm që të mos i binim të gjithë qytetarët në Tiranë ose në Durrës. Teknologjikisht nga pikëpamja teorike mund të aplikojë cilido qytetar, mjafton ta ketë emrin në regjistrin civil dhe mund të aplikojë kudo përkrah niveleve të sigurisë që thuhet. Sikurse ju thashë, besoj se do të ketë hapje zyrash edhe në shtete të tjera, jo vetëm në këto shtete që do të hapen tani. Gjithsesi, një person që është jashtë mund të aplikojë ku të dojë në Republikën e Shqipërisë ose në shtetin që ka fqinj, mjafton të kenë dëshirën ta bëjnë. Pra, emigrantëve nuk u hiqet e drejta që ta bëjnë letërnjoftimin dhe pasaportën ku të duan”. Më poshtë zëvendës ministri shpjegon më gjerë: “Shtetasit janë të lirë të aplikojnë. Ne po shtojmë një grup mundësish që nëse emigranti është nga Korça, do të aplikojë në Korçë dhe do ta marrë pasaportën në Korçë. Është e vërtetë se kanë aplikuar disa qindra mijëra emigrantë. Vetëm për muajin gusht kemi pasur 170 mijë aplikime. Nëse do të bëjmë një llogaritje që rreth 30-40 mijë aplikime janë në muajt e tjerë, 150 mijë janë emigrantë. Sasia e emigrantëve që kanë aplikuar në Shqipëri është ndërmjet 300 mijë dhe 500 mijë. Shteti shqiptar nuk ka regjistrim të emigrantëve që të mund të bëjmë diferencën A minus B, për ata që kanë aplikuar dhe ata që banojnë atje. Ne po ofrojmë këtë mundësi. Janë qindra e mijëra të tjerë që jetojnë në Greqi, Itali. Ka pasur presione nga Ministria e Jashtme, në mënyrë të motivuar si edhe nga ambasadat. Le ta kenë këtë shërbim. Çmimi nuk është i lartë, edhe as mundësia nuk u hiqet”.

Një shqetësim lidhur me korrupsionin shprehet nga deputeti Saimir Tahiri: “Unë dua të di se si e garantoni ju që një emigrant në Selanik apo në Romë, që sot mban radhë dhe bëhet pre e korrupsionit të strukturave të konsullatave shqiptare? ... Për të qenë më konkret, në Shqipëri kuponi blihet në postë dhe shërbimi merret në vend tjetër, pra ka një diferencim që shmang disi korrupsionin, ndërsa në këtë rast edhe shërbimi i blerjes së kuponit, edhe marrja e dokumentit ndodhin në po të njëjtin vend, ku strukturat e konsullatave jo rrallë herë janë kapur me korrupsion në lidhje me këtë çështje, si edhe me çështje kriminale shumë më të mëdha, siç është edhe transporti i drogës”.

Në këtë pikë zëvendës ministri Poni përgjigjet duke shpjeguar: “Në Shqipëri ka qenë, ndoshta dhe është vende-vende, ai që quhet korrupsion i radhës për të hyrë para të tjerëve. Por sot një veprim në zyrat e gjendjes civile bëhet për dhjetë sekonda. Ne shpresojmë se ky është një proces shumë komod, shumë solid dhe i mirëpritur nga qytetarët. Personi i korruptuar, për shkak të mos parashikimit solid të sistemit thoshte e bëra gabim vendosjen e një shkronje tjetër e kështu me radhë. Këto nuk ndodhin tashmë. Konsultimi është vetëm me regjistrin. Zyra e Athinës, zyra e Romës, e Milanos, e Nju Jorkut do të lidhen me regjistrin dhe do të dalin të dhënat ashtu siç janë. Ju e pranuat që zgjidhja e propozuar nga koncesionari në fillim të procesit, për të mos pasur prezantim fizik me pagesën financiare në zyrat e aplikimit, do të ruajë të njëjtat standarde edhe atje. Pra, zyrat që aplikojnë nuk do të shesin kuponin dhe nuk do ta marrin te operatorja, ajo mund të jetë fizikisht në një zyrë tjetër, sepse domosdoshmërisht do të ndodhë që në ambasadë t’i afrohemi variantit one stop shop. Në kuptimin e standardeve, unë mendoj që shërbimi i gjendjes civile dhe shërbimi i dokumenteve biometrike të identitetit në ambasada janë në minimumin teorik të hapësirave për korrupsion. Standardi i Ministrisë së Brendshme, i shtetit shqiptar dhe i Parlamentit është që në proceset tona të mos lejojmë korrupsionin. Pra, shërbimi të jetë i barabartë për të gjithë. Lidhur me faktin se a kanë qenë të infektuara ambasadat nga ndonjë problem, inercia, hera-herës vepron edhe mbi to. Mendoj se duhet të ishin marrë masa shumë më drastike që fenomeni i gjetur në ambasada të mos ndodhte”.

Vasilika Hysi ngre mes të tjerave edhe problemin e gabimeve që mund të përmbajë regjistri elektronik i popullsisë dhe sigurinë e mbrojtjes së të dhënave personale: “Ju thatë që regjistri elektronik është shumë i saktë. Në fakt, ndodh që në regjistër të jenë hedhur të dhënat gabim dhe punonjësi i gjendjes civile shumë herë hap regjistrin e shkruar me dorë për të bërë saktësimin e të dhënave. Në regjistrin elektronik ato kanë qenë gabim dhe janë saktësuar më pas. A mund ta bëjë një punonjës i ambasadës këtë lloj verifikimi, apo do të prodhojmë pasaporta me gabime dhe kush do ta paguajë koston?”

“Regjistri Elektronik Shqiptar është më i miri në Europë. – thotë me bindje Poni – Në një kohë të shkurtër është konsultuar për efekte elektorale, për ta përmirësuar nga rreth 2 milionë e gjysmë shtetas, ku 3,2 prej tyre kanë të drejtë të marrin letërnjoftimet elektronike. Në 70 për qind të rasteve qytetarët, ju apo unë, kur kemi aplikuar për dokumente, ku duhet të hedhësh një firmë, jemi pyetur nëse janë të dhënat në konformitet me ne. Në rast të kundërt, ka një procedurë shumë të qartë, që është e fundit dhe quhet “konsultimi me qytetarët”. Përpara saj, drejtuar nga OSBE-ja dhe BE-ja, është bërë ajo që quhet “transferimi i të dhënave nga librat”, një transferim klasik. Në Shqipëri kontrolli është bërë 5 herë. Tani kontrollohen edhe nga qytetarët. Nga 3,2 milionë shtetas mbi 18 vjeç, 2,4 milionë kanë marrë kartën, kanë aplikuar. Përveç shtetasve të tjerë, sepse unë mendoj se një pjesë e madhe e tyre janë edhe emigrantë. Por ka edhe të tjerë që janë këtu. Nuk ndryshohen të dhënat në regjistër. Ato të dhëna mund të ndryshohen vetëm nëse janë bërë përpara 1 janarit të vitit 2009. ... Ne kemi pasur një standard që lidhet me transparencën, por më tepër me sigurinë ajo që quhet autenticitet. Nëse dikush ka akses të hyjë në një zyrë të gjendjes civile, kompjuteri regjistron se kush e ka bërë, në çfarë ore etj. Ne mund të kontrollojmë në çdo kohë dhe saktësisht, sepse sigurinë ta lejon teknologjia. Lidhur me të dhënat, transmetimi i tyre është i sigurt. Është bërë edhe më përpara. Do të jetë online. Ne nuk kemi asnjë problem sot me sigurinë. Në rastin e ruajtjes, jo vetëm në atë të ndërhyrjes në Regjistrin Elektronik, janë standarde të mëdha. Zyrat konsullore edhe sot nuk kanë regjistra. Ndryshimi do të bëhet sipas procedurave të gjendjes civile. Ndërfaqja që ne kemi krijuar, është e tillë që unë në zyrën e aplikimit nuk mund të ndryshoj të dhënat e gjendjes civile. Ai punonjës atje shikon vetëm aplikimin. Të gjitha ndryshimet bëhen në procedurën që ka parashikuar ligji. Unë mendoj se është parandaluar me shumë sukses, sepse dokumentet e identitetit kanë dalë ashtu siç janë të regjistruara në Regjistrin Civil, nëse qytetarët nuk kanë bërë ndonjë demarsh juridik që u lejon të ndryshohet emri. Edhe kjo gjë është shumë e sigurt, sepse me vendosjen e numrit të identitetit, nuk ndryshon, personi mbetet po ai”.

Por për sigurinë e sistemit të mbrojtjes së të dhënave ngre dyshime edhe parlamentarja Ermonela Felaj: “Më vjen mirë që jeni optimist për sigurinë e sistemit, por e kam vështirë t’ju besoj për sa kohë që në media u bë publik një lajm që sot shumica e përfaqësive tona diplomatike jashtë vendit, gjenden në kushte shumë të vështira sigurie. Në një ambasadë tonën, u vodh një kompjuter i personalizuar. A e keni pasur parasysh faktin që, në këto vende, ku do të hapni këto qendra aplikimi, ka kushte sigurie apo jo? A keni marrë kontakte me këto ambasada në lidhje me kushtet e sigurisë që kanë sot, si edhe për personelin fizik?”

“Në lidhje me këtë, nuk jam shumë optimist por shumë i vëmendshëm. Para se të ndërtonim zyrat e gjendjes civile në Shqipëri, pra para se t’i bënim elektronikisht të lidhura në një network me qendrën, kemi investuar 3,5 milionë euro për t’i bërë të sigurta nga pikëpamja fizike, pra dyer e dritare hekuri e me radhë. Zyrat e aplikimit sot plotësojnë të gjitha kushtet e sigurisë ISO 27.000.

Së pari, sigurinë e ka sistemi brenda. Në një lloj mënyre mundet, se çfarë nuk ndodh në Shqipëri apo dhe në botë që ta vjedhësh një kompjuter. Kompjuteri njeh vetëm përdoruesin legjitim të sistemit. Së dyti, në kompjuterin e kompanisë koncesionare nuk ruhen të dhëna. Kompjuteri nuk është i rëndësishëm, mund ta vjedhin si një arkë boshe. Mund edhe të vjedhësh CD-të me të dhënat, por nuk i përdor dot se kanë një enkriptim nën përgjegjësinë e kompanisë koncesionare që i ruan ato me tre rregulla sigurie. Së treti, unë nuk mund të jap përgjigje për ambasadat, por në kuptimin e procesit të sigurisë ne kemi ndërtuar një sistem në mjedise mesatarisht të sigurta dhe procesi ynë teknologjik, në kuptimin lidhur vetëm me një database të dhënash që ruhet, është shumë i mirë dhe i sigurt”.

Lexo edhe: Pasaporta e letërnjoftimi në konsullatë. 100 euro për njeri

Shuma që do të paguajnë emigrantët në konsullata do të jetë plot 100 euro: 85 për pasaportën që i shkojnë koncesionerit, 5 për Ministrinë e Jashtme për transportin dhe për përpunimin e të dhënave, dhe 10 euro të tjerë për letërnjoftimin. Kjo del në dritë nga sqarimet e dhëna në parlament, në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, nga zëvendësministri i Brendshëm Ferdinand Poni, në prezantimin e projekt-ligjit të miratuar përfundimisht në parlament më 23 shtator lidhur me aplikimin për pasaportë biometrike në Romë, Milano, Selanik dhe Athinë.

pasaporta biometrikeLigji i sapomiratuar në Kuvend mbi “Për ratifikimin e shtesës së kontratës koncesionare me Sagem Securite dhe Fondit Shqiptaro – Amerikan të Ndërmarrjeve” është paraqitur fillimisht në Komisionin për Çështjet Ligjore e më pas në seancë plenare nga zëvendësministri i Brendshëm Ferdinand Poni. Nga pyetje e deputetëve të ndryshëm të opozitës dhe nga përgjigjet e zëvendësministrit dalin në dritë disa aspekte të aplikimit që deri më sot nuk ishin të qarta për publikun.
Ja disa pasazhe nga procesverbalet e Kuvendit lidhur me këtë temë që tregojnë pak a shumë edhe mënyrën e aplikimit, koston për qytetarët dhe për shtetin, e të tjera detaje të vlefshme.

Pasi dëgjojnë parashtrimin e zv.ministrit Poni të projektligjit, parlamentari Damian Gjiknuri shtron pyetjet: “Për sa i përket zyrave të aplikimit që do të hapen për emigrantët jashtë vendit, do të bëhet edhe aplikimi për kartë identiteti edhe për pasaporta. Pra, njëherë do të aplikojnë për kartën e identiteti, do të vijë karta, dhe pastaj do të aplikojnë për pasaportë? Do të ketë dy aplikime për këto dy dokumente apo do të bëhen njëkohësisht edhe për kartë identiteti edhe për pasaportën?”

Zëvendës ministri i brendshëm kësaj pyetjeje i përgjigjet: “Edhe në Shqipëri sistemi lejon aplikimin njëherësh për të dy dokumentet. Pra, mund të aplikohet në të njëjtin moment për të dy dokumentet. Ne kemi bërë një çedim nga rregulli, në kuptimin që të prodhohej karta fillimisht, për efekte zgjedhore e kështu me radhë dhe prandaj e lejon këtë rifreskim teknologjik. Nëse emigrantët do të duan, mund t’i bëjnë të dyja njëkohësisht dhe çmimi i letërnjoftimit është i njëjtë me atë që është në Shqipëri”. Pra duket se emigrantët, në zyrat konsullore, do të aplikojmë njëherazi për të dyja dokumentet. Madje për letërnjoftimin elektronik do të paguajnë po aq sa ç’kushton në Shqipëri. E pyetja pasuese është e natyrshme: po për pasaportën biometrike sa duhet të nxjerrin nga xhepat? E në Fakt Gjiknuri vazhdon me pyetjet: “Çmimi që ju keni përcaktuar do të jetë 85 euro pa tvsh, në mos gaboj. Dua të di për diferencën, sepse çmimi i pasaportës në kushte normale (me aplikim në Shqipëri) është 40 euro pa tvsh, kurse çmimi i një pasaporte lëshuar në një konsullatë në këtë rast është 85 euro, 45 euro më shumë në mos gaboj. 5 euro janë kostot që do të mbulojë Ministria e Jashtme për transportin dhe për përpunimin e të dhënave atje nga punonjësit e saj. Pra, gjithë ky shërbim shtesë është 45 euro? Çfarë mbulon ky shërbim shtesë? Cilat janë zërat që mbulon ky shërbim shtesë dhe për sa kohë?”.

Rritjen kaq të lartë të çmimit, ministri e justifikon duke thënë: “Për sa kohë që është kontrata koncesionare dhe për sa kohë që plotësohen kushtet e përcaktuara edhe në këtë shtesë kontrate, në sensin që për sa kohë që kjo marrëdhënie tregtare është shëndetshme apo shteti vendos ta mbajë si një marrëdhënie ndoshta me humbje, sepse edhe kjo është e parashikuar, por ai mendon që duhet mbajtur, është ky çmim 85+5 euro, që bëhen 90 euro pa tvsh-në. Më duhet të them që është për shkak të ofrimit të shërbimit, të kualifikimit, të mirëmbajtjes së sistemit, kontrollit të herëpashershëm të elementeve të sigurisë, nxjerrjes së certifikatave etj. Pra, për të gjithë procesin teknologjik që shoqëron procesin në Shqipëri, atë që ndodh këtu, por që do të ndodhë edhe atje. Kjo kuptohet do të jetë në kushte të tjera. Pra, nuk do të mirëmbahen më në Kashar, në Durrës, por do të shkohet në Selanik, në Athinë e kështu me radhë. Këtu përfshihet edhe transporti që është shumë i veçantë. Në kushtet e kontratës koncesionare, ne i kemi kërkuar koncesionarit që të paraqesë një çmim për dokumentet. Ka paraqitur një çmim që ishte pak më i lartë se ky që kemi këtu, por ne jemi shumë të kënaqur që çmimi i sotëm i pasaportave biometrike për qytetarët që do të aplikojnë jashtë vendit, është më i ulët se çmimi aktual”.
Me pak fjalë, ajo çka do të paguajnë emigrantët në konsullata do të jetë plot 100 euro: 85 për pasaportën që i shkojnë koncesionerit, 5 për Ministrinë e Jashtme për transportin dhe për përpunimin e të dhënave, dhe 10 euro për letërnjoftimin.

Deputeti Gjiknuri vazhdon të ngulë këmbë se çmimi që duhet të paguajnë emigrantët i duket shumë i lartë, e për më tepër këto para nuk përfundojnë as në arkat e shtetit por të një firme private: “45 euro [diferenca mes çmimit të pasaportës që kërkohet në konsullatë dhe atij të pasaportës së kërkuar në Shqipëri]. A mund të ma sqaroni, aq më tepër që thatë që do të lidheni online, sepse është një diferencë e madhe. Është çmimi i dy pasaportave. Në momentin që do të jetë online, si do të justifikohet diferenca prej 45 eurosh? Pra, nëse të dhënat do të transmetohen online, nuk do të ketë shërbime ekstra për t’i hedhur të dhënat në një disk dhe për t’i transportuar. Ministria do ta ketë postën, por e mbulon me taksën e vet. Pra, janë 45 euro mbi çmimin 40 euro që ka koncesioneri. Unë thashë, 1000 në muaj, në vit i thonë 600 mijë euro. Pra, 600 mijë euro në vit për një zyrë ekstra. Sikur ajo zyrë të ishte në Shqipëri, përveç faktit që zhvendoset dhe kostot e personelit... Unë po them se çfarë kosto ekstra ka koncesioneri, lëre se çfarë bën shteti. Shteti le ta vërë edhe 1000 euro, po të shkojnë në buxhetin e shtetit, por ky 85 euroshi shkon te koncesioneri. Ky është shqetësimi im, prandaj doja sqarime. E mira është që të ishte një ofertë e detajuar. Kur jepet një ofertë, jepet me zë, që kjo është kostoja ekstra, për shërbim interneti, për trajnim, për këtë etj. Pra, të zbërthehen. Në çdo ofertë ekonomie ka zbërthim të kostos”.

Por edhe zëvendës ministri Poni vazhdon të quajë më të mirën marrëveshjen e arritur me firmën koncesionare dhe më të arsyeshmin çmimin për qytetarët: “Është një çmim jashtëzakonisht i arsyeshëm dhe shumë i mirë. Ne shohim se sa paguajnë qytetarët dhe jo sa fitime po bën shteti. Edhe vetë shteti nuk mund ta bënte këtë marrëdhënie kaq të mirë, të arrirë dhe të konsoliduar teknologjike. Kjo kontratë është firmosur nga të dyja palët dhe unë sapo dhashë një sqarim për çfarë po ndodh. Kompania koncesionare nuk është se e ka pasur edhe aq qejf, por ka qenë insistimi i ministrit, Kryeministrit që ky proces të ndodhte në zyrat konsullore dhe në zyrat e tjera. Është skeptike të thuash nëse do të arrihen njëmijë aplikime në muaj, kur do të arrihen dhe nëse nuk arrihen çfarë do të ndodhë e kështu me radhë. Kjo është një marrëdhënie tregtare, ne nuk mund të themi se kush duhet të humbë dhe kush duhet të fitojë, siç ka ndodhur rëndom për një vit e gjysmë në kurriz të tyre”.

Lexo edhe: Pasaportat, kur do të nisë aplikimi në konsullata

Për të dytin vit rresht, shoqata Scanderbeg Parma organizon “shkollën shqipe”, një kurs prej dy oorësh në javë ku fëmijët shqiptarë, bij emigrantësh mund të mësojnë gjuhën amtare, por edhe letërsi, histori, gjeografi dhe muzikë shqiptare

Më 2 tetor 2010 nisi viti i dytë i mësimit të gjuhës shqipe organizuar nga shoqata "Scanderbeg Parma" për fëmijët e emigrantëve shqiptarë në qytetin e provincën e Parmës.

Këtë vit shkolla do të frekuentohet nga 20 nxënës një herë në javë, çdo të shtunë nga ora 15:30 deri në 17:30, gjatë cilave fëmijët do të mund mësojnë fillimisht abetaren dhe më pas edhe letërsi, histori, gjeografi dhe muzikë të Shqipërisë.

Shkolla do të arrijë qëllimin e saj duke mbajtur leksione gjuhe dhe duke marrë si shembuj dhe ushtrime pjese nga letërsia, historia dhe gjeografia e Shqipërisë etnike.

Gjatë vitit shkollor nxënësit e shkollës shqipe do të kenë përparësi në të gjitha veprimtaritë që do organizojë shoqata Scanderbeg Parma. Dhe në qershor, si çdo vit, në festën e fëmijëve të organizuar nga shoqata, nxënësit do të marrin dëftesat simbolike të shkollës.

Edhe viti i vjetshëm shkollor mblodhi në shkollën Scanderbeg rreth 20 fëmijë me moshë nga 6 deri në 12 vjeç dhe siç shpjegoi Durim Lika, përgjegjës i organizimit të shoqatës, mund të konsiderohej “një përvojë e brishtë por e suksesshme dhe domethënëse”. Dhe e mbështetur mbi atë përvojë shoqata Scanderbeg Parma, organizon edhe këtë vit shkollor.

Në fjalën e saj përshëndetëse, mësuesja Brunilda Hoxha theksoi rëndësinë e mësimit të gjuhës shqipe fëmijëve: “Mendoj që të gjithë së bashku prindër e mësues, mund dhe duhet t’u krijojmë mundësinë fëmijëve tanë të mësojnë e të pasurojnë gjuhën amtare, të ndihen të pasur, sepse të pasur janë ata që unin e tyre e shprehin në gjuhën e nënës, sepse në të kundërt do të ndiheshin bosh, të varfër mes të pasurish”.

Mësuesit vullnetarë të këtij viti do të jenë katër, dy për çdo javë mësimi: Anila Kadija, Brunilda Hoxha, Elvira Lika, Rasim Djala. Këta do të kenë edhe mbështetjen e dy mësuesve të tjerë, Nefe Djala dhe Durim Lika. Janë vullnetarë, ashtu si edhe vitin e shkuar. Ministrisë shqiptare të Arsimit i kërkojnë vetëm një gjë: të nxjerrë një libër të menduar posaçërisht për fëmijët e emigrantëve. Që të mos jetë një abetare e thjeshtë por diçka më e zgjeruar, e menduar për ta studiuar në tre-katër vjet, me të cilin të mësohen jo vetëm germat por me anë të shembujve të marrë nga letërsia, historia, gjeografia e kultura e Shqipërisë etnike, të merren edhe nocionet bazë të një kulture sa më të gjerë shqiptare.

Shuma që do të paguajnë emigrantët në konsullata do të jetë plot 100 euro: 85 për pasaportën që i shkojnë koncesionerit, 5 për Ministrinë e Jashtme për transportin dhe për përpunimin e të dhënave, dhe 10 euro të tjerë për letërnjoftimin. Kjo del në dritë nga sqarimet e dhëna në parlament, në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, nga zëvendësministri i Brendshëm Ferdinand Poni, në prezantimin e projekt-ligjit të miratuar përfundimisht në parlament më 23 shtator lidhur me aplikimin për pasaportë biometrike në Romë, Milano, Selanik dhe Athinë.

pasaporta biometrikeLigji i sapomiratuar në Kuvend mbi “Për ratifikimin e shtesës së kontratës koncesionare me Sagem Securite dhe Fondit Shqiptaro – Amerikan të Ndërmarrjeve” është paraqitur fillimisht në Komisionin për Çështjet Ligjore e më pas në seancë plenare nga zëvendësministri i Brendshëm Ferdinand Poni. Nga pyetje e deputetëve të ndryshëm të opozitës dhe nga përgjigjet e zëvendësministrit dalin në dritë disa aspekte të aplikimit që deri më sot nuk ishin të qarta për publikun.
Ja disa pasazhe nga procesverbalet e Kuvendit lidhur me këtë temë që tregojnë pak a shumë edhe mënyrën e aplikimit, koston për qytetarët dhe për shtetin, e të tjera detaje të vlefshme.

Pasi dëgjojnë parashtrimin e zv.ministrit Poni të projektligjit, parlamentari Damian Gjiknuri shtron pyetjet: “Për sa i përket zyrave të aplikimit që do të hapen për emigrantët jashtë vendit, do të bëhet edhe aplikimi për kartë identiteti edhe për pasaporta. Pra, njëherë do të aplikojnë për kartën e identiteti, do të vijë karta, dhe pastaj do të aplikojnë për pasaportë? Do të ketë dy aplikime për këto dy dokumente apo do të bëhen njëkohësisht edhe për kartë identiteti edhe për pasaportën?”

Zëvendës ministri i brendshëm kësaj pyetjeje i përgjigjet: “Edhe në Shqipëri sistemi lejon aplikimin njëherësh për të dy dokumentet. Pra, mund të aplikohet në të njëjtin moment për të dy dokumentet. Ne kemi bërë një çedim nga rregulli, në kuptimin që të prodhohej karta fillimisht, për efekte zgjedhore e kështu me radhë dhe prandaj e lejon këtë rifreskim teknologjik. Nëse emigrantët do të duan, mund t’i bëjnë të dyja njëkohësisht dhe çmimi i letërnjoftimit është i njëjtë me atë që është në Shqipëri”. Pra duket se emigrantët, në zyrat konsullore, do të aplikojmë njëherazi për të dyja dokumentet. Madje për letërnjoftimin elektronik do të paguajnë po aq sa ç’kushton në Shqipëri. E pyetja pasuese është e natyrshme: po për pasaportën biometrike sa duhet të nxjerrin nga xhepat? E në Fakt Gjiknuri vazhdon me pyetjet: “Çmimi që ju keni përcaktuar do të jetë 85 euro pa tvsh, në mos gaboj. Dua të di për diferencën, sepse çmimi i pasaportës në kushte normale (me aplikim në Shqipëri) është 40 euro pa tvsh, kurse çmimi i një pasaporte lëshuar në një konsullatë në këtë rast është 85 euro, 45 euro më shumë në mos gaboj. 5 euro janë kostot që do të mbulojë Ministria e Jashtme për transportin dhe për përpunimin e të dhënave atje nga punonjësit e saj. Pra, gjithë ky shërbim shtesë është 45 euro? Çfarë mbulon ky shërbim shtesë? Cilat janë zërat që mbulon ky shërbim shtesë dhe për sa kohë?”.

Rritjen kaq të lartë të çmimit, ministri e justifikon duke thënë: “Për sa kohë që është kontrata koncesionare dhe për sa kohë që plotësohen kushtet e përcaktuara edhe në këtë shtesë kontrate, në sensin që për sa kohë që kjo marrëdhënie tregtare është shëndetshme apo shteti vendos ta mbajë si një marrëdhënie ndoshta me humbje, sepse edhe kjo është e parashikuar, por ai mendon që duhet mbajtur, është ky çmim 85+5 euro, që bëhen 90 euro pa tvsh-në. Më duhet të them që është për shkak të ofrimit të shërbimit, të kualifikimit, të mirëmbajtjes së sistemit, kontrollit të herëpashershëm të elementeve të sigurisë, nxjerrjes së certifikatave etj. Pra, për të gjithë procesin teknologjik që shoqëron procesin në Shqipëri, atë që ndodh këtu, por që do të ndodhë edhe atje. Kjo kuptohet do të jetë në kushte të tjera. Pra, nuk do të mirëmbahen më në Kashar, në Durrës, por do të shkohet në Selanik, në Athinë e kështu me radhë. Këtu përfshihet edhe transporti që është shumë i veçantë. Në kushtet e kontratës koncesionare, ne i kemi kërkuar koncesionarit që të paraqesë një çmim për dokumentet. Ka paraqitur një çmim që ishte pak më i lartë se ky që kemi këtu, por ne jemi shumë të kënaqur që çmimi i sotëm i pasaportave biometrike për qytetarët që do të aplikojnë jashtë vendit, është më i ulët se çmimi aktual”.
Me pak fjalë, ajo çka do të paguajnë emigrantët në konsullata do të jetë plot 100 euro: 85 për pasaportën që i shkojnë koncesionerit, 5 për Ministrinë e Jashtme për transportin dhe për përpunimin e të dhënave, dhe 10 euro për letërnjoftimin.

Deputeti Gjiknuri vazhdon të ngulë këmbë se çmimi që duhet të paguajnë emigrantët i duket shumë i lartë, e për më tepër këto para nuk përfundojnë as në arkat e shtetit por të një firme private: “45 euro [diferenca mes çmimit të pasaportës që kërkohet në konsullatë dhe atij të pasaportës së kërkuar në Shqipëri]. A mund të ma sqaroni, aq më tepër që thatë që do të lidheni online, sepse është një diferencë e madhe. Është çmimi i dy pasaportave. Në momentin që do të jetë online, si do të justifikohet diferenca prej 45 eurosh? Pra, nëse të dhënat do të transmetohen online, nuk do të ketë shërbime ekstra për t’i hedhur të dhënat në një disk dhe për t’i transportuar. Ministria do ta ketë postën, por e mbulon me taksën e vet. Pra, janë 45 euro mbi çmimin 40 euro që ka koncesioneri. Unë thashë, 1000 në muaj, në vit i thonë 600 mijë euro. Pra, 600 mijë euro në vit për një zyrë ekstra. Sikur ajo zyrë të ishte në Shqipëri, përveç faktit që zhvendoset dhe kostot e personelit... Unë po them se çfarë kosto ekstra ka koncesioneri, lëre se çfarë bën shteti. Shteti le ta vërë edhe 1000 euro, po të shkojnë në buxhetin e shtetit, por ky 85 euroshi shkon te koncesioneri. Ky është shqetësimi im, prandaj doja sqarime. E mira është që të ishte një ofertë e detajuar. Kur jepet një ofertë, jepet me zë, që kjo është kostoja ekstra, për shërbim interneti, për trajnim, për këtë etj. Pra, të zbërthehen. Në çdo ofertë ekonomie ka zbërthim të kostos”.

Por edhe zëvendës ministri Poni vazhdon të quajë më të mirën marrëveshjen e arritur me firmën koncesionare dhe më të arsyeshmin çmimin për qytetarët: “Është një çmim jashtëzakonisht i arsyeshëm dhe shumë i mirë. Ne shohim se sa paguajnë qytetarët dhe jo sa fitime po bën shteti. Edhe vetë shteti nuk mund ta bënte këtë marrëdhënie kaq të mirë, të arrirë dhe të konsoliduar teknologjike. Kjo kontratë është firmosur nga të dyja palët dhe unë sapo dhashë një sqarim për çfarë po ndodh. Kompania koncesionare nuk është se e ka pasur edhe aq qejf, por ka qenë insistimi i ministrit, Kryeministrit që ky proces të ndodhte në zyrat konsullore dhe në zyrat e tjera. Është skeptike të thuash nëse do të arrihen njëmijë aplikime në muaj, kur do të arrihen dhe nëse nuk arrihen çfarë do të ndodhë e kështu me radhë. Kjo është një marrëdhënie tregtare, ne nuk mund të themi se kush duhet të humbë dhe kush duhet të fitojë, siç ka ndodhur rëndom për një vit e gjysmë në kurriz të tyre”.

Lexo edhe: Pasaportat, kur do të nisë aplikimi në konsullata

Emigrantët do të mund të aplikojnë për pasaportë në Romë e Milano kundrejt një çmimi prej  85 eurosh, ndërsa për letërnjoftimin elektronik do të paguajnë 10 euro. Kuvendi i Shqipërisë miraton sot ligjin mbi shtesën e kontratës konçensionare “Për prodhimin dhe shpërndarjen e kartave të identitetit dhe të pasaportave biometrike” që parashikon aplikimin edhe në zyrat konsullore të Romës, Milanos, Athinës dhe Selanikut

pasaporta biometrikeTiranë, 23 shtator 2010 – Mjaftuan 74 votat e maxhorancës në Kuvendin e Shqipërisë për të ratifikuar sot, më 23 shtator, shtesën e kontratës konçensionare “Për prodhimin dhe shpërndarjen e kartave të identitetit dhe të pasaportave biometrike”, ndërmjet Ministrisë së Brendshme të Republikës së Shqipërisë dhe grupimit të SAGEM SECURITE dhe Fondit Shqiptaro - Amerikan të Ndërmarrjeve”.

Me hyrjen në fuqi të këtij ligji emigrantët shqiptarë do të mund të aplikojnë për t’u pajisur me dokumentet e reja të identifikimit (letërnjoftime elektronike dhe pasaporta biometrike) edhe ne Itali e Greqi, më saktë pranë zyrave konsullore në Athinë, Selanik, Milano dhe Romë. Në këto 4 zyra, mund të aplikojnë të gjithë shtetasit shqiptarë, pavarësisht vendeve ku punojnë e jetojnë, mjaft të figurojnë në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile.

Çmimi për aplikim në zyrat konsullore në Itali e Greqi mbetet po ai, 10 euro për letërnjoftimin dhe 85 për pasaportën biometrike. Projektligji parashikon një investim shtesë prej 3,5 milionë euro.

Artikuj te tjere...