Shërbimet konsullore përmes portalit unik qeveritar e-Albania - Shqiptari i Italisë

Tema mërgimi
Aplikimi online për shërbimet pranë zyrës konsullore në Romë e konsullatave në Bari e Milano. Si veprohet
 

Prej prillit të vitit të shkuar, portali qeveritar e-Albania përbën një hallkë të rëndësishme e të domosdoshme në marrëdhënien e shqiptarëve në Itali me administratën shqiptare, veçanërisht me konsullatat në Milano e Bari dhe me zyrën konsullore pranë Ambasadës së Shqipërisë në Romë. Për çdo shërbim konsullor për të cilin mund të ketë nevojë, qytetari duhet më parë të aplikojë në e-Albania ku më parë duhet të jetë i regjistruar.

Regjistrimi është i thjeshtë: shtypet butoni "Regjistrohu" që ndodhet lart në të djathtë në të gjitha faqet e portalit e-Albania dhe mbushen hap pas hapi të gjitha fushat e kërkuara.

Ju kujtojmë se për të përfunduar me sukses preocedurën e regjistrimit duhet pasur një adresë poste elektronike dhe kodi personal i identifikimit - NID (nuk është tjetër veçse kodi alfanumerik identifikues që gjendet qoftë në letërnjoftimin elektronik, qoftë në pasaportën biometrike; kur aplikohet për herë të parë për letërnjoftim e pasaportë këtë kod mund ta kërkoni edhe në konsullatë përmes një mesazhi e-mail apo një mesazhi privat në facebook).

Nga faqja e parë e-Albania mund të zgjidhen llojet e shërbimeve për të cilat qytetari ka nevojë e mes tyre gjen edhe butonin për Shërbimet Konsullore Online.

Kur shtyp mbi këtë buton shfaqen të gjitha shërbimet konsullore, qoftë të ndara me kategori e qoftë të renditura sipas emërtimit, njëri pas tjetrit.

Për secilin prej tyre gjen një shpjegim të shkurtër, dokumentacionin e nevojshëm, hapat e procedurës, kohën e nevojshme të marrjes së shërbimit, periudhën e vlefshmërisë dhe koston (Për t'u ardhur në ndihmë lexuesve, në fund të kësaj faqeje mund të gjejnë lidhjet me e-Albania për secilin prej shërbimeve konsullore). 

Së fundi, për të kërkuar shërbimin konsullor hyhet në sistem me kodin personal të identifikimit dhe fjalëkalimin e zgjedhur dhe ndiqen të gjitha hapat e procedurës sipas shërbimit të nevojshëm.

Duhet mbajtur parasysh që mund të mbërrihet në faqet e aplikimit për secilin prej shërbimeve konsullore mbërrihet edhe nga faqja zyrtare e Ambasadës në Romë apo nga faqet e Konsullatës në Milano apo e asaj në Bari duke shtypur mbi butonin “Shërbimi Konsullor Online” që ndodhet në të djathtë të faqeve, duke ndjekur më pas shpjegimet dhe udhëzimet e ministrisë për Evropën e Punët e Jashtme.

Të gjitha shërbimet konsullore me shpjegimet përkatëse të ofruara nga portali unik qeveritar e-Albania:

Aplikim për Asistencë të përgjithshme
Aplikim për Shtetësi Shqiptare me dhënie
Aplikim për Asistencë për shtetasit shqiptarë të humbur
Aplikim për Shtetësi Shqiptare me njohje
Aplikim për Asistencë për shtetasit shqiptarë të ndaluar ose të burgosur
Aplikim për Rifitim Shtetësie Shqiptare
Aplikim për Leje Transport Trupi
Aplikim për Lënie Shtetësie Shqiptare
Aplikim për Regjistrim fëmije
Aplikim për Lidhje Martese me Shtetas Shqiptar/e
Aplikim për Çertifikatë Lindjeje
Aplikim për Lidhje Martese me shtetas të huaj
Aplikim për Regjistrim Martese
Aplikim për Prokurë të Posaçme
Aplikim për Çertifikatë Martese - vetëm për Italinë
Aplikim për Deklaratë noteriale
Aplikim për Regjistrim Vdekjeje
Aplikim për Autentifikim nënshkrimi
Aplikim për Çertifikatë Vdekjeje - vetëm për Italinë
Aplikim për Procesverbal
Aplikim për Çertifikatë Familjare
Aplikim për Pasaportë dhe Kartë Identiteti
Aplikim për Leje Kalimi
Aplikim për Vërtetim konsullor Identiteti
Aplikim për Ekstrakt dokumenti (Dublikatë)
Aplikim për Vizë
Aplikim për Njësimin e kopjes me origjinalin
Aplikim për Vërtetim çertifikatë familjare
Aplikim për Vërtetim konsullor mbi të dhënat personale
Aplikim për Vërtetime të tjera konsullore
Aplikim për Vërtetim konsullor mbi të dhënat e sakta
Aplikim për Përkthim Dokumenti
Aplikim për Vërtetim çertifikatë lindjeje
Aplikim për Legalizimin e dokumenteve të lëshuara nga Institucione të huaja
Aplikim për Vërtetim certifikatë Martese
Aplikim për Leje Martese (Nulla Osta matrimonio)

Shqiptari i Italisë