Jaho, Pirgu, Mula, Ora, Myshketa e të tjerë në koncertin për Nënë Terezën - Shqiptari i Italisë

Veprimtari
Në vigjilje të Shenjtërimit të Nënës Terezës, më 3 shtator, në Bazilikën Papale të Shën Palit në Romë, do të mbahet një koncert me pjesëmarrjen e disa prej emrave më të shquar të muzikës lirike shqiptare nën përcjelljen e Korit dhe Orkestrës së Filharmonisë së Kosovës.
Mes solistëve përmendim Ermonela Jahon, Saimir Pirgun, Gëzim Mushketën, Inva Mulën, Rita Orën, Shkelzen Dolin, Ramë Lajën, etj, ndërsa recituesit e vjershave/uratave të Nënë Terezës do jenë Lorik Cana, Majlinda Kelmendi, dy artistët e rinj të filmit “Shok”,ë Andi e Lumi, dhe Don Lush Gjergji.
Në koncertin kushtuar kanonizimit të Nënë Terezës do të interpretohet edhe “Vals Hyjnor”, himni i kompozuar nga Genc Tukiçi. Do të këndohet nga Inva Mula së bashku me orkestrën dhe korin e Filarmonisë së Kosovës të drejtuar nga mjeshtri Bujar Llapaj.
Koncerti do të mbahet në orën 19:30, hyrja është falas. Ai do të transmetohet drejtpërdrejt nga televizioni Top Channel.
Për më shumë lexoni ftesën: