Shqipëria thërret. Prezantohet në Torino dhe në Milano programi për angazhimin e Diasporës - Shqiptari i Italisë

Veprimtari
Takime me komunitetin shqiptar të Piemontit dhe Lombardisë për t’u njohur me mundësitë e rrugët për të mbështetur zhvillimin e Shqipërisë të parashikuara nga një program i IOM-it

Mundësi bashkëpunimi në Shqipëri drejtuar profesionistëve dhe studentëve, mbështetje për ngritjen e sipërmarrjeve inovative, start-up dhe spin-off, mundësi për ata që dëshirojnë të investojnë apo të promovojnë investimet në Shqipëri. Janë këto pikat kyçe të programit “Angazhimi i Diasporës Shqiptare në Zhvillimin Social dhe Ekonomik të Shqipërisë”, i financuar nga AICS-Agjencia Italiane e Bashkëpunimit për Zhvillim dhe i realizuar nga IOM-Organizata Ndërkombëtare për Migracionin në bashkëpunim me Qeverinë Shqiptare, që do të prezantohet nga Qendra e Kulturës Shqiptare në Torino, të hënën më 21 maj, ora 17:00, pranë Polo del ‘900 (Via del Carmine 14) dhe në Milano të martën më 22 maj, ora 17:00, në selinë e Konsullatës së Përgjithshme të Shqipërisë në Milano (Via San Martino, 10).

Programi i aktiviteteve

Aktiviteti në dy qytetet veriore të Italisë do të ndjekë të njëjtin program të ndarë në dy pjesë

Ora 17:00

Njohuritë dhe kompetencat e Diasporës në shërbim të zhvillimit të vendit
Mundësi konkrete bashkëpunimi për studentët dhe profesionistët e diasporës shqiptare

Takim drejtuar profesionistëve, të diplomuarve dhe studentëve të komunitetit shqiptar në Piemonte (për takimin e Torinos) dhe Lombardi (për takimin e Milanos) gjatë të cilit do të prezantohen dhe do të diskutohen me pjesëmarrësit disa mekanizma të parashikuar për t'u zhvilluar me këto projekte:

- Platforma ConnectAlbania për rritjen e investimeve

- Programi i bursave të studimit

- Mekanizmi i mbështetjes për ngritjen e sipërmarrjeve start-up e spin-off, veçanërisht për shqiptarët e brezit të dytë 

Ora 19:00

Shqipëria: mundësi mbështetjeje për investime dhe hapjen e sipërmarrjeve start-up
Mbështetje konkrete për idetë e investimit dhe për bizneset start-up në Shqipëri, të propozuara nga anëtarë të diasporës

Takim drejtuar sipërmarrësve shqiptarë dhe italianë ose atyre që kanë një ide biznesi që dëshirojnë ta zhvillojnë në Shqipëri, gjatë të cilit gjatë të cilit do të prezantohen dhe do të diskutohen me pjesëmarrësit disa mekanizma të parashikuar për t'u zhvilluar me këto projekte:

- Platforma ConnectAlbania për rritjen e investimeve

- Mekanizmi i mbështetjes në krijimin e bizneseve start-up dhe spin-off, veçanërisht për migrantët e brezit të dytë.

Qoftë në Torino qoftë në Milano hyrja është e lirë deri në mbushjen e sallës

Për të prenotuar një vend e për informacione të mëtejshme mund t’u shkruhet organizuesve në adresën e-mail info[at]culturaalbanese.it

Programi i takimeve të 21 majit në Torino - Shtyp mbi imazh për ta lexuar

Programi i takimeve të 22 majit në Milano - Shtyp mbi imazh për ta lexuar

 

 

Advertisement